RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Ambasadorja amerikane në NATO: SHBA-ja mbështet plotësisht dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

ambasadorja-amerikane-ne-nato:-shba-ja-mbeshtet-plotesisht-dialogun-e-ndermjetesuar-nga-be-ja

Ambasadorja e SHBA-ve në NATO, Julianne Smith, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një takim me emisarin e SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Përmes një postimi në Twitter, Smith ka shkruar se me Escobarin kanë diskutuar për situatën në veri të Kosovës.

Ajo ka shtuar se SHBA-ja mbështet plotësisht dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja.

“Bisedim i shkëlqyer me emisarin Escobar për situatën në veri të Kosovës. SHBA-ja mbështet plotësisht dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe është e përkushtuar për paqen, stabilitetin dhe prosperitetin në rajon”, ka shkruar Smith.

Related posts

Ambasada e SHBA-së nesër do të mbajë diskutimin e dytë për Asociacionin

Muhamet Ramadani

Nga Thaçi te Veseli, Prokuroria e Hagës jep pretencën, kërkon 45 vite burg për secilin nga ish-krerët e UÇK-së

admin

Punimet në rrjet: Këto vende në Kosovë, mbeten pa energji elektrike deri në 8 orë

admin