RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti rithekson: Destruktiviteti i Beogradit nuk duhet të ngadalësoj integrimin e Kosovës në BE

kurti-rithekson:-destruktiviteti-i-beogradit-nuk-duhet-te-ngadalesoj-integrimin-e-kosoves-ne-be

Albin Kurti sërish ka ritheksuar se Kosova ka interes jetik që integrimi në BE, të ndahet nga marrëdhënia midis Kosovës me Serbinë.
Për sa i përket kësaj, ai tha se kjo po varet më shumë nga Serbia se Kosova, ndonëse sa i përket sundimit të ligjit e lirive, Serbia është e pakrahasueshme në krahasim me Kosovën, shkruan lajmi.net.

“Unë e ritheksoj që Kosova ka interes jetik që procesi i normalizimit me Serbin, që më shumë varet nga Serbia se sa nga Kosova, të jetë i ndarë prej procesit të integrimit në BE. Edhe sa i përket sundimit të ligjit, lirisë së mediave, të drejtave të njeriut, të drejtave politike, lirive civile, cilësisë së zgjedhjeve Serbia është e pa krahasueshme më Kosovën. Kosova është kampione e Ballkanit sa i përket rritjes ekonomike dhe rishpërndarjes sociale”

Ai shtoi se njëkohësisht kemi pasur edhe rritje ekonomike, ku janë dyfishuar investimet e huaja.

”Janë dyfishuar investimet e huaja. E tash gjithë ky proces ekonomik dhe demokratik i Kosovës të ngelet peng i destruktivitetit të Serbisë që orkestron e financon paramilitar, nuk është e drejtë. Unë e kuptoj që BE-ja e dëshiron fqinjësinë e mirë, në jemi për fqinjësi të mirë por fqinjësi e mirë nënkupton njohët të ndërsjellët. Destruktiviteti i Beogradit nuk do duhej të përkthehet në ngadalësim të procesit për Kosovën”, tha ai.

Related posts

Varhelyi shkruan për takimin me Kurtin, vë theksin te Asociacioni

Muhamet Ramadani

Presidenti kinez mbërrin për vizitë zyrtare në Arabinë Saudite

admin

Pakistan, numri i të vdekurve nga shirat dhe përmbytjet e shpejta rritet në 110

Kushtrim Guraj