RTV AHIRETI
Lajme

Kurti: Rregullorja e BQK-së ka qëllim ligjshmërinë, jo ndëshkimin e dënimin

kurti:-rregullorja-e-bqk-se-ka-qellim-ligjshmerine,-jo-ndeshkimin-e-denimin

Nga dje euroja është valuta e vetme për transaksione në Kosovë. Periudha transitore e Bankës Qendrore të Kosovës ka përfunduar. Nga sot sipas Rregullores, do të ketë masa ndëshkuese për ata që përdorin dinarin. Bankat komerciale që operojnë në Kosovë, ndërkaq janë udhëzuar që të hapin degë të reja në veri.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka folur reth rregullores së BQK-së për përdorim të parasë së gatshme.

“Banka Qendrore e Republikë së Kosovës, e ka sqaruar se qëllimi është ligjshmëria, transparenca dhe jo ndëshkimi dhe dënimi. Janë ata të cilët janë më lartë se para nesh dhe prin në këtë proces të tranzicionit sa më të lëmuar të kalimit si mjet pagese”, tha Kurti një deklaratë për RTK, nga Kamenica ku po viziton këtë komunë.

Kurti përsëriti se rregullorja e BQK-së nuk është kundër dinarit, por është për euron si i vetmi mjet pagese në Kosovë.

The post Kurti: Rregullorja e BQK-së ka qëllim ligjshmërinë, jo ndëshkimin e dënimin first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Shqipe Mjekiqi konfirmon largimin nga pozitat udhëheqëse në LDK

rezart morina

Zgjedhjet në Turqi/ Numërohen 77% e kutive të votimit, Erdogan ngushton rezultatin, por mbetet forcë e dytë në rang kombëtar

admin

Medvedev: Olaf Scholz mashtron, Rusia nuk ndaloi furnizimin me gaz në Evropë

admin