RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti: Serbia nuk është e interesuar ta zbatojë në tërësi marrëveshjen

kurti:-serbia-nuk-eshte-e-interesuar-ta-zbatoje-ne-teresi-marreveshjen

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar takimin e djeshëm të kryenegociatorëve të dialogut në Bruksel.

Ai deklaroi se pala serbe nuk është e interesuar për zbatimin në tërësi marrëveshjes bazë, por vetëm për nenin shtatë.

“Zbatimi i sekuencuar që na është propozuar nga Lajçak, ne kemi dhënë vërejtjet tona pasi ne kërkojmë që ai të jetë i balancuar dhe gjithëpërfshirës”, tha Kurti.

Kurti më tutje ka thënë se formimi i Asociacionit është pjesë e marrëveshjes, por nuk është vet marrëveshja, duke shtuar se duan një plan i cili është i hollësishëm, konkretë, i balancuar dhe gjithëpërfshirës.

“Në takimin e 2 majit të nivelit të lartë, unë i kam dorëzuar një dokument me të gjitha shkeljet e Serbisë edhe të marrëveshjes bazike të 27 shkurtit në Bruksel, por edhe të marrëveshjes së Ohrit, mirëpo deri më sot nga ndërmjetësit nuk kemi një qëndrim të denoncimit tonë mbi shkeljet e Serbisë”.

Më tutje Kurti ka thënë se Kosova është e interesuar për zbatim të plotë të marrëveshjes ndërsa pala tjetër dëshiron të përqendrohet vetëm tek neni 7.

“Ne jemi të interesuar për zbatim të plotë e të menjëhershëm të marrëveshjes, pra pa kushte dhe pa vonesa. Pra është problemi te pala tjetër e cila nga pesë pikat e preambulës dhe 10-të nenet e marrëveshjes, ajo dëshiron që ne të përqendrohemi vetëm tek neni 7’’, ka thënë Kurti.

Natyrisht se neni 7 është pjesë e marrëveshjes, por neni 7 nuk është marrëveshja dhe këtë gjë zëvendëskryeministri Bislimi e ka bërë të qartë mbrëmë në Bruksel, ka shtuar më tutje Kurti.

Related posts

Pa aktivitet njerëzor dhe natyrë e paprakur/ Jeta në Çernobil, 38 vite pas fatkeqësisë bërthamore

admin

Ekuadori heq gjendjen e jashtëzakonshme

admin

Nga sot qytetarët do të paguajnë 17.7 euro për rikyçje në rrjet të KEDS-it

RTI