RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti shërben policët në veri me bakllavë e ëmbëlsira

kurti-sherben-policet-ne-veri-me-bakllave-e-embelsira

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se bashkë me ministrin e Brendshëm Xhelal Sveçla ka vizituar njësitet policore te Kroi i Vitakut.

Ai në Facebook tha se gjatë kësaj vizite i ka shërbyer policët me bakllavë e ëmbëlsira për festën e Kurban Bajramit, teksa ka shpërndarë edhe një video nga kjo vizitë.

Tutje Kurti ka theksuar se përgatitja e lartë e policëve eshtë garanci për zbatimin e ligjit dhe sigurinë publike për të gjithë qytetarët e Kosovës.

“Bakllava e ëmbëlsira për policët tanë në veri të vendit. Bashkë me Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe zëvendësin e tij, Blerim Gashani, vizituam njësitet tona te Kroi i Vitakut. Përgatitja e lartë profesionale është garanci për zbatimin e ligjit dhe për sigurinë si e mirë publike që u ofrohet të gjithë qytetarëve pa dallim. Diskutimin e vazhduam edhe në qendrën “Belvedere””, ka shkruar ai.

Related posts

Vulini kërcënon: Atë që Perëndimi ia lejoi Kosovës, nuk mund t’ua ndalojë serbëve në Bosnjë

Muhamet Ramadani

Hamza: S’kemi kandidat për president pa marrëveshje paraprake, të gjitha janë spekulime

Muhamet Ramadani

Dhjetëra shkyçje nga furnizimi me ujë në lagjen Veternik

Muhamet Ramadani