RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti shpreson se Franca do ta mbështesë anëtarësimin e Kosovës në KiE, pa parakushte shtesë

kurti-shpreson-se-franca-do-ta-mbeshtese-anetaresimin-e-kosoves-ne-kie,-pa-parakushte-shtese

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur besimin se Franca do ta mbështesë Kosovën për anëtarësimin në Këshillin e Evropës pa parakushte shtesë, në përputhje me opinionin e Asamblesë së Këshillit të Evropës në votimin e 16 prillit.

Këtë Kurti e ka thënë në bisedën telefonike që ka zhvilluar me presidentin e Francës, Emanuel Macrkon të martën në mbrëmje.

“Kryeministri shprehu besimin e tij se Franca do të vazhdojë ta mbështesë anëtarësim e Kosovës në Këshillin e Evropës, pa parakushte shtesë, në përputhje me opinionin e Asamblesë së Këshillit të Evropës dhe votën historike të 16 prillit. Ai theksoi se Republika e Kosovës meriton anëtarësimin mbi bazën e performances dhe arritjeve në zhvillimin e demokracisë, të drejtave të njeriut, sundimit të ligjit dhe linjëzimit të saj me vlerat dhe politikat perëndimore”, thuhet në komunikatën e Qeverisë të dërguar të mërkurën.

Sipas komunikatës, Kurti ka insistuar në respektimin dhe zbatimin e plotë të Marrëveshjes Bazike të 27 shkurtit dhe aneksit të saj të 18 marsit.

Në këtë telefonatë, kryeministri Kurti me presidentin Macron ngriti edhe çështjen e mungesës së dënimit të autorëve të sulmit paramilitar dhe terrorist të 24 shtatorit të vitit të kaluar, në krye me Millan Radoiçiq i cili vazhdon të jetë i lirë në Serbi, pavarësisht dëshmive të qarta dhe pranimit të fajësisë për organizimin dhe përfshirjen në sulmin ku mbeti i vrarë një polic i Kosovës, thuhet nga Qeveria.

Presidenca franceze në njoftimin për bisedën e Macron me Kurtin në kontekst të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në KiE, ka përmendur zbatimin e marrëveshjes për Asociacionit.

Related posts

Papa Leoni XIV mbajti fjalim në Kishën Katolike të Shpirtit të Shenjtë në Stamboll

RTI

Udhëheqësit fetarë në komunitetet sunite të Iranit në shënjestër për mbështetjen e tyre ndaj protestave

admin

UNRWA paralajmëron për katastrofë në Gaza

admin