RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti: S’ka kurrfarë keqpërdorimi, të korruptuarit i gjeni tek elita e vjetër politike, gjykatës e mediat

kurti:-s’ka-kurrfare-keqperdorimi,-te-korruptuarit-i-gjeni-tek-elita-e-vjeter-politike,-gjykates-e-mediat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas arrestimeve të sotme për rastin e rezervave shtetërore.

Kurti ka thënë se qeveria që ai drejton është e përgjegjshme dhe e drejtë dhe se ka sjellë progres ekonomik dhe demokratik të paparë në Kosovën e pasluftës.

“Rezervat shtetërore i kemi gjetur 300 mijë euro e i kemi bërë 25 milionë euro për dy vite”, ka thënë Kurti përmes një shkrimi në “Facebook”.

Ai më tej ka thënë se nuk ka kurrëfar korrupsioni në blerjen e rezervave shtetërore dhe se ka besim të plotë në ministren e Industrisë, Tregëtisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari. Kurti ka thënë se 97% e mallrave për rezervat shtetërore ka ardhur në Kosovë.

“97% të vlerës së blerë vitin e kaluar ka mbërrirë në Kosovë, përfshirë këtu 99,5% të sasisë së grurit që tashmë ndodhet në depo në vendin tonë, e për pjesën e mbetur, kompanitë furnizuese kanë obligim të hapur për ta përmbushur kontratën, dhe nëse nuk e bëjnë këtë janë procedurat ligjore. Nuk ka kurrfarë korrupsioni e keqpërdorimi. Unë kam besim të plotë në Ministren Rozeta Hajdari dhe në punën e saj. Pas luftës në Ukrainë, kur kishte krizë globale, ministria që ajo drejton, i ka blerë rezervat dhe i ka mbushur depot në një kohë kur të gjithë kufijtë ishin mbyllur e pothuajse të gjitha shtetet kishin ndaluar eksportin”, ka shkruar Kurti, transmeton teve1.info.

Më tej, ai ka thënë se qeverisja e Vetëvendosjes është me ndërgjegje të pastër dhe punë të mira natyrisht se përbën ndryshim rrënjësor karshi qeverisjes 20 vjeçare tё Kosovёs.

“Si e tillë ajo domosdo prodhon si fituesit ashtu edhe humbësit e saj. Përderisa fitues janë gjithë qytetarët e vendit (familjet përmes shtesave universale pёr fёmijё, nёnat lehona, përfituesit e ndihmave sociale, të rinjtë, studentët, punëtorët, pensionistёt, tё papunёt, bizneset e rregullta) humbësit janё tё paktё nё numёr, por jo pak tё organizuar. Humbësit i gjeni tek elita e vjetër dhe e korruptuar politike, te gjykatës dhe prokurorë të saj, te mediat e keqpërdoruara pёr mbёshtetje tё krimit. Edhe pse tё paktё nё numёr, pёrfitimet e tyre kanё qenё shumëmilionёshe, andaj edhe nuk kanё se si mos tё ndihen humbës tё mëdhenj. Përpjekjet e tyre për ta ndryshuar situatën janë në shërbim të planit për ta kthyer ish sistemin e kalbur e tё korruptuar”, ka shkruar Kurti.

Sipas Kurtit, nё rastin mё tё mirё ata po pёrpiqen pёr tё ruajtur disi pasurinё e akumuluar me hajni e korrupsion, monopolet artifciale e tё dёmshme që i kanë bërë me krim e keqpёrdorim tё detyrёs zyrtare.

“Por, do tё dёshtojnё si nё aspiratën e tyre pёr kthim tё keqpёrdorimit, ashtu edhe nё synimin pёr përbaltjen e atyre qё kontribuojnë pёr moskthim tё asaj periudhe. Do tё dёshtojnё edhe nё frikёsimin e secilit qё i bashkohet karvanit tё reformave progresiste dhe zhvillimit gjithëpërfshirës. Piskamat, shpifjet dhe aksionet pompoze tё tyre do dëgjohen gjithnjё e mё rrallё. Me qindra raportime zyrtare e kallëzime penale i kanë deponuar ministritë tona për krimin e korrupsionin që e kemi gjetur, por, përgjithësisht, kjo nuk i ka bërë përshtypje prokurorisë së shtetit”, ka shtuar kreu i Qeverisë.

Në fund ai ka thënë se reformat e tyre nuk do arrijnë t’i ndalin.

“Rastet e akumuluara tё krimit e tё deponuara nga kjo qeveri nuk do mund t’i fshehin edhe shumё gjatё”, ka deklaruar Kurti.

Related posts

Kritika e BE-së ndaj Kosovës konsiderohet e njëanshme dhe diskriminuese

admin

Muslimanët në Perëndim, në këmbë për Ujgurët

admin

Kalimet ilegale ‘sfidojnë’ ligjet angleze, mbi 10 mijë kalime në 6 muaj

admin