RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti: S’ka mirëbesim në dialog pa dorëzimin e Radoiçiqit dhe grupit të tij

kurti:-s’ka-mirebesim-ne-dialog-pa-dorezimin-e-radoiciqit-dhe-grupit-te-tij

Kryeministri Albin Kurti ka përsëritur se nuk ka mirëbesim në dialogun për normalizim derisa Serbia nuk e dorëzon Milan Radoiçiqin dhe grupin e tij që kryen sulmin në Banjskë më 24 shtator të vitit të kaluar, ku u vra polici Afrim Bunjaku.

Në mbledhjen e Qeverisë të premten, teksa u adresua për takimin e dështuar në Bruksel me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, Kurti ka thënë se Radoiçiqi po vazhdon të mbrohet nga shteti i Serbisë.

“Të mërkurën u mbajt takimi i radhës i nivelit të lartë në Bruksel. Ishte takimi i parë i nivelit të lartë pas sulmit terrorist në Banjskë me organizimin dhe financim të shtetit të Serbisë. Pas nëntë muajve nga sulmi, kryeterroristi Radoiçiq është i lirë dhe mbrohet nga Serbia. Ne nuk mund ta ngjallim heroin tonë Afrim Bunjaku, por Serbia mund ta dorëzojë grupin paramilitar serb me kryeterroristin Radoiçiq që të përballen me drejtësinë në Kosovë. 39 nga 47 të identifikuar për sulmin ndodhen në listën e kërkimit ndërkombëtar të INTERPOL-it. Për sa kohë Radoiçiqi dhe grupi i tij enden të lirë në Serbi, nuk ka mirëbesim në dialogun për normalizim”, ka thënë Kurti.

Shefi i ekzekutivit ka thënë se mirëbesimi në dialog është humbur edhe me letrën e ish-kryeministres serbe Ana Bërnabiq që e kishte dërguar në shërbimin e jashtëm të Bashkimit Evropian më 13 dhjetor të vitit të kaluar.

“Ne kemi pranuar marrëveshjen dhe kemi kërkuar nënshkrim dhe deponim në organizatat ndërkombëtare. Mirëbesimi në dialog është humbur edhe me letrën që Bërnabiq e dërgoi më 13 dhjetor te shërbimi i jashtëm në BE pasi e lexoi para 27 liderëve të vendeve anëtare. E ajo letër thotë se Serbia nuk e konsideron dhe nuk do ta respektojë marrëveshjen e Brukselit. Andaj, ajo letër duhet të tërhiqet. Ajo letër dhe marrëveshja e arritur në Bruksel janë në kundërthënie me njëra-tjetrën. Marrëveshja duhet të nënshkruhet që të ketë zbatim”, ka thënë ai.

Kurti ka folur edhe për ndalimin e festivalit “Mirëdita…”, i cili planifikohej të mbahej në Beograd. Ka thënë se me ndalimin e tij, Serbia shfaqi shovinizmin e paepur për gjithçka që ka të bëjë me paqe e pajtim.

“Hera e parafundit jemi takuar me Vuçiqin më 14 shtator të vitit të kaluar, vetëm 10 ditë pas atij takimi ndodhi sulmi në Banjskë. Këtë herë, një ditë pas takimit, Serbia e ndaloi festivalin “Mirëdita…”, me traditë 10-vjeçare për festimin e diversitetit dhe bashkimit të artistëve nga Kosova e Serbia. Serbia e tregon shovinzimin e paepur për gjithçka që ka të bëjë me paqe e pajtim”, ka shtuar Kurti.

Related posts

BQK-ja thotë se faza e trancizionit për dinarin s’mund të zgjasë më shumë se tre muaj

rezart morina

Opozita konteston ligjet e Qeverisë të miratuara në Kuvend

rezart morina

Rabinët iz’raelitë kundërshtojnë vendimin e ministrit për të financuar ba’stisjet e ko’lonëve në Al-A’ksa

rezart morina