Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi dhe zëvendëskryeministrja Emilija Rexhepi ka udhëtuar mbrëmë për në Turqi.
Në kryeqytetin e Turqisë, në Ankara, ai është mirëpritur nga presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, si edhe do të takohet me ministrin e Punëve të Jashtme, Hakan Fidan.
Qëndrimin në Turqi, kryeministri Kurti do ta vijojë në Stamboll, ku do të marrë pjesë në forumin e parë ekonomik të bizneseve ndërmjet Kosovës dhe Turqisë./Indeksonline/
The post Kurti takohet me Erdoganin first appeared on Radio Televizioni Iliria.