RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti takohet me Hamzën, bisedojnë për çështjen e presidentit

kurti-takohet-me-hamzen,-bisedojne-per-ceshtjen-e-presidentit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza.

Takimi u zhvillua 10 ditë para afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit.

Kjo ishte edhe ndër temat e diskutimit.

“Natyrisht, temë e bisedës ishte edhe çështja e zgjedhjes së Presidentit për çfarë kanë mbetur vetëm edhe 10 ditë kohë në bazë të afateve kushtetuese. U konstatua që bashkëpunimi është i nevojshëm, duke qenë se duhen së paku 2/3 e deputetëve të Kuvendit për votim të suksesshëm”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Poashtu bëhet e ditur se Kurti të hënën do të takohet dhe me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikut

Në takim me Hamzën siç është njoftuar u diskutua për zhvillimet politike në vend dhe nevojën për bashkëpunim pozitë – opozitë.

“Kryeministri Kurti falënderoi Kryetarin Hamza për bashkëpunimin në Kuvend me rastin e votimit të marrëveshjeve ndërkombëtare. Kryetari Hamza shprehu gatishmërinë për koordinim parlamentar për çështje të interesit shtetëror e kombëtar. U diskutua për zhvillimet politike në vend e më gjerë dhe nevojën për të hapur një kapitull të ri të komunikimit dhe dialogut konstruktiv qeveri-opozitë në të mirë të Republikës sonë dhe pluralizmit partiak e demokratik”, thuhet në komunikatë.

Related posts

Prifti palestinez Awad për sulmet e Izraelit: Po priten arteriet vitale të Palestinës

Muhamet Ramadani

Hasani uron Kosovën për hapin e parë drejt KiE: Hap i rëndësishëm, presim anëtarësimin e plotë të Prishtinës në Këshill

admin

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj një të dyshuari për krime të luftës kundër popullatës civile

admin