RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti takohet me komandantin e KFOR-it, diskutohet për situatën politike dhe të sigurisë në Kosovë

kurti-takohet-me-komandantin-e-kfor-it,-diskutohet-per-situaten-politike-dhe-te-sigurise-ne-kosove

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim komandantin e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, gjeneralmajor Özkan Ulutaş.

Takimi u zhvillua në ditën kur u certifikua rezultati përfundimtar i zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës. Me këtë rast, gjeneralmajor Ulutaş e uroi Kurtin për fitoren në zgjedhjet e 7 qershorit.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, gjatë takimit u diskutuan zhvillimet aktuale politike në vend, si dhe situata e sigurisë në Kosovë dhe rajon.

Kurti dhe komandanti i KFOR-it folën për rëndësinë e ruajtjes së paqes, sigurisë dhe stabilitetit, si dhe për bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe misionit të NATO-s në Kosovë.

Në takim u vlerësua bashkëpunimi i deritanishëm mes institucioneve vendore dhe KFOR-it, ndërsa u diskutuan edhe mundësitë për zgjerimin dhe thellimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi.

KFOR-i vazhdon të ketë rol në garantimin e një mjedisi të sigurt dhe stabil në Kosovë, në kuadër të mandatit të tij të përcaktuar nga misioni i NATO-s.

Related posts

OBSH: Rrethimi i plotë i Gazës shkel ligjin ndërkombëtar

Muhamet Ramadani

SHBA do të japë 400 milionë dollarë shtesë ndihmë ushtarake për Ukrainën

admin

FBI arreston “Eskobarin” modern, trafikonte 60 tonë kokainë në vit në SHBA! Kampioni Olimpik thirrej edhe “Shefi” dhe “Armiku Publik”! ‘Narcos’-i më i madh në botë dhe…

admin