RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti takohet me Lajçak, bisedohet për dialogun me njohje reciproke në qendër

kurti-takohet-me-lajcak,-bisedohet-per-dialogun-me-njohje-reciproke-ne-qender

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror në Davos.

Në takim u diskutuar për “procesin e dialogut, hapat e mëtejmë dhe nevojën për dinamizim të procesit drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me njohje reciproke në qendër”, thuhet në komunikatën e Qeverisë për media, transmeton lajmi.net.

Lajçak do të takohet me Kurtin në përfundim të kësaj jave në Prishtinë.

Njoftimi i plotë:

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror në Davos.

Diskutuan për procesin e dialogut, hapat e mëtejmë dhe nevojën për dinamizim të procesit drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me njohje reciproke në qendër.

Kryeministri Kurti do ta mirëpres emisarin Lajçak në Prishtinë, në përfundim të kësaj jave.

Related posts

Mjekët nga Turqia do të kryejnë 16 operacione te fëmijët që kanë probleme me zemër

Muhamet Ramadani

Të shtëna me armë zjarri në Moskë, raportohet për 12 persona të vdekur dhe disa të plagosur

admin

BE: Kërkesat për azil në nivelin më të lartë që nga viti 2016

admin