RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti takohet me përfaqësues të agjencive të OKB-së, i njofton për “progresin e Kosovës”

kurti-takohet-me-perfaqesues-te-agjencive-te-okb-se,-i-njofton-per-“progresin-e-kosoves”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, të mërkurën paradite bashkëbiseduan me përfaqësues të agjencive të Kombeve të Bashkuara në Kosovë me në krye koordinatoren Arnhild Spence, ku i njoftuan për “progresin që ka arritur vendi në tri vjet qeverisje”.

Tema të diskutimit, sipas njoftimit, ishin prioritetet dhe projektet e Qeverisë dhe bashkëpunimi me këto agjenci në avancimin e tyre.

“Që një vit tani, Qeveria e Republikës së Kosovës ka gjetur zgjidhje të ligjshme për bashkëpunim me agjencitë e Kombeve të Bashkuara, që mbron sovranitetin dhe kushtetutshmërinë e Republikës. Ky bashkëpunim është i frytshëm dhe sjell bashkëpunim të jashtëzakonshëm në fushën e sundimit të ligjit, mirëqenies sociale, punësimit, mbrojtjes së trashëgimisë kulturore e digjitalizimit të shërbimeve. Në veçanti, është diskutuar për bashkëpunimin në zhvillimin ekonomik përmes mbështetjes ndaj bizneseve e turizmit, sidomos në pjesën veriore të vendit tonë. Po ashtu, është diskutuar për zhvillimin e transportit urban për lidhjen më të mirë ndërmjet lagjeve e qyteteve”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.

Kryeministri, siç thotë njoftimi, i informoi të pranishmit rreth punës më shumë se trevjeçare të Qeverisë dhe progresin e arritur i cili “është dëshmuar edhe nga rangimi i Kosovës në indekse e matje ndërkombëtare, duke u udhëhequr mbi parime të demokracisë, mirëqenies sociale, sundimit të ligjit dhe mundësive të barabarta për të gjithë qytetarët pa dallim”:

“Përmendi mes tjerash krijimin e 15 mijë vendeve të reja të punës edhe përmes platformës “Superpuna”, rritjen e punësimit për gratë, ku me masat e qeverisë u mbështet punësimi i mbi 12 mijë grave. Ai shtoi se edhe në veriun e vendit po punohet për rritjen e vendeve të punës dhe të mundësive të barabarta për të gjithë, përfshirë këtu edhe përfitimet nga programet e efiçiencës së energjisë. Kryeministri i falënderoi përfaqësuesit e agjencive të Kombeve të Bashkuara për bashkëpunimin e ngushtë, punën e përbashkët dhe bashkëbisedimin e frytshëm”, vijon njoftimi.

Related posts

Murati thotë se do të ketë një “boom” në investimet kapitale këtë vit

RTI

Japonia kundërshton stërvitjet ushtarake të Koresë së Jugut

admin

Arabia Saudite dënon sulmin provokues të ministrit izraelit në xhaminë Al-Aksa

admin