RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Arabia Saudite dënon sulmin provokues të ministrit izraelit në xhaminë Al-Aksa

arabia-saudite-denon-sulmin-provokues-te-ministrit-izraelit-ne-xhamine-al-aksa

Ministria e Punëve të Jashtme saudite ka dënuar vizitën provokues të ministrit izraelit të Sigurisë në kompleksin e Xhamisë Al-Aksa.

“Ministria shpreh keqardhjen e Mbretërisë për praktikat e autoriteteve okupuese izraelite që minojnë përpjekjet ndërkombëtare për paqe dhe kundërshtojnë normat dhe parimet ndërkombëtare të respektimit të shenjtërive fetare”, thuhet në një deklaratë të lëshuar të martën.

Deklarata saudite nuk përmendi emrin e ministrit të sapoemëruar Ben-Gvir, por i referohej atij si një “zyrtar izraelit që sulmoi oborret e xhamisë Al-Aksa”.

Ministria theksoi “pozitën e vendosur të Mbretërisë në qëndrimin pranë popullit vëlla palestinez dhe mbështet të gjitha përpjekjet që synojnë t’i jepet fund okupimit dhe të arrihet një zgjidhje e drejtë dhe gjithëpërfshirëse për çështjen palestineze që i mundëson popullit palestinez të krijojë shtetin e tij të pavarur palestinez bazuar në kufijtë e vitit 1967 , me Jerusalemin Lindor si kryeqytet”. /mesazhi

Related posts

Djali e shtyn babain shkallëve të shtëpisë, i shkakton lëndime trupore

Muhamet Ramadani

“Shpimi në Mesdhe është juridiksion i Turqisë, për këtë nuk kemi nevojë për lejen e askujt”

admin

Forcat izraelite vazhdojnë agresionin në Jenin për ditën e 295-të radhazi

Muhamet Ramadani