RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti takohet me Plenkoviqin në Mynih

kurti-takohet-me-plenkoviqin-ne-mynih

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi një takim bilateral me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ku ky i fundit e uroi Kurtin për rizgjedhjen e tij si kryeministër i Kosovës.

Takimi u zhvillua në kuadër të Konferencën e Sigurisë në Mynih, një nga forumet më të rëndësishme ndërkombëtare për çështjet e sigurisë dhe politikës globale, ku marrin pjesë mbi 50 krerë shtetesh dhe qeverish, diplomatë dhe ekspertë të fushës së mbrojtjes.

Ky takim i Kurtit me Plenkoviq shënon një tjetër hap të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve Kosovë-Kroaci dhe bashkëpunimin rajonal në fushën e sigurisë dhe politikës ndërkombëtare.

Gjatë ditës së djeshme, kryeministri Kurti ka zhvilluar një sërë takimesh me zyrtarë të ndryshëm evropianë dhe ndërkombëtarë, ku në fokus ishin çështjet e sigurisë rajonale, bashkëpunimi ndërkombëtar dhe zhvillimet aktuale gjeopolitike.

Related posts

Forcat amerikane bombardojnë zonën malore në Iranin perëndimor

Irfan Jahiu

​​​​​​Tre palestinezë të plagosur në sulmin e pushtuesve izraelitë në Bregun Perëndimor

admin

Hamasi mohon përgjegjësinë për shpërthimin në Rafah, bën thirrje që Izraeli të respektojë armëpushimin

Muhamet Ramadani