Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, i ka shkuar në takim të enjten kryeministrit Albin Kurti. Nga Qeveria i thanë KOHËS se është takim javor.
Ky takim vjen pasi SHBA-ja e sanksionoi Kosovën me mospjesëmarrje në stërvitjet ushtarake “Defender Europe 2023”.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kritikuar Qeverinë për shkak të qëndrimeve mbi krerët e komunave në veri.