Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në Turqi është mirëpritur edhe nga Ministri i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan.
Kurti për këtë takim shkroi se me Hakan Fidan diskutoi për projektet e përbashkëta ekonomike në tregti, siguri dhe mbrojtje.
“Në Ankara u takova edhe me MPJ të Turqisë HakanFidan. Diskutuam bashkëpunimin e ndërsjellë, duke u fokusuar në projekte të përbashkëta ekonomike, tregti, siguri dhe mbrojtje. E falënderova për mbështetjen në Këshillin e Evropës”, shkroi Kurti në X.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në Turqi po qëndron i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi, dhe zëvendëskryeministrja Emilija Rexhepi./