RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Nënshkruhet marrëveshje BeH-Turqi mbi shkëmbimin e ndërsjellë dhe mbrojtjen e të dhënave sekrete

nenshkruhet-marreveshje-beh-turqi-mbi-shkembimin-e-ndersjelle-dhe-mbrojtjen-e-te-dhenave-sekrete

Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, dhe ai i Sigurisë së Bosnjë dhe Hercegovinës, Selmo Cikotiq, nënshkruan sot në Sarajevë Marrëveshjen ndërmjet dy vendeve për mbrojtjen reciproke dhe shkëmbimin e të dhënave sekrete që ka të bëjë me marrëveshjen në fushën e industrisë së mbrojtjes, raporton Anadolu Agency (AA).

Marrëveshja u nënshkrua në kuadër të vizitës së presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në Bosnjë e Hercegovinë, kurse në nënshkrim morën pjesë kryetari i Presidencës së BeH-së, Shefik Xhaferoviq, dhe anëtarët e Presidencës Milorad Dodik dhe Zhelko Komshiq.

Gjatë qëndrimit të tij në Sarajevë, Erdoğan do të marrë pjesë gjithashtu në Forumin e Biznesit Turqi-BeH.

Related posts

Siria parandalon një komplot të ISIS-it për festimet e vitit të ri në Halep

admin

Presidenti Erdoğan mbërrin në Arabinë Saudite për bisedime

admin

Irani pas paralajmërimit të Trumpit: Asnjë kërcënim nuk mund të minojë civilizimin e rrënjosur thellë

Muhamet Ramadani