RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti takon një delegacion nga Katari, diskutojnë mbi investimet e mundshme në Kosovë

kurti-takon-nje-delegacion-nga-katari,-diskutojne-mbi-investimet-e-mundshme-ne-kosove

Kryeministri Albin Kurti priti sot një delegacion nga Katari të kryesuar nga Ambasadori i Shtetit të Katarit, Ali bin Hamad Al Marri, me të cilin ka biseduar mbi bashkëpunimin ekonomik dhe mundësitë e investimeve në vend.

Kurti tha se Qeveria e Kosovës është e interesuar që të rrisë bashkëpunimin tregtar me shtetin e Katarit dhe mirëpret investime të huaja.

Ai e njoftoi ambasadorin Al Marri për treguesit ekonomikë, me theks te rritja ekonomike prej 10.53% dhe rritja e eksporteve prej 83% duke nënvizuar se Kosova synon të bëhet vend me ekonomi të orientuar kah eksporti.

Me demokraci kualitative, sundim të ligjit, popullatë të re dhe fuqi punëtore të talentuar, kryeministri Kurti tha se Kosova është mundësi e mirë për investime të huaja.

Ambasadori Al Marri u shpreh se Republika e Kosovës është shumë e rëndësishme për Katarin, teksa nënvizoi faktin që vizita e parë e këtij delegacioni në rajon po zhvillohet në Kosovë.

Me ambasadorin Al Marri, kryeministri Kurti foli edhe për Fondin Sovran që do ta themelojë Kosova. Shkas për këtë ishte fakti që edhe Katari ka një Fond Sovran.

Ndërsa drejtori rajonal i Zhvillimit të Biznesit për Evropën, Rusinë dhe Turqinë i shtetit të Katarit, Mubarak Abdulziz Al-Khulaifi, pjesë e delegacionit, tha se janë të interesuar për investime afatgjate.

Kryeministri Kurti ftoi delegacionin që t’i shqyrtojë mundësitë për investime në Kosovë dhe që së bashku të ndërtojmë një urë ekonomike ndërmjet dy vendeve.

Related posts

Sulmet ndaj policëve në veri, Sveçla thotë se Radoiçiq qëndron në krye të kontrabandistëve

admin

Serbët e dyshuar që kryen vrasjen në kafiterinë ‘Panda’ në Pejë, pjesëmarrës edhe masakrën në burgun e Dubravës

admin

Suedi, në kopshtin e një xhamie lihet një derr i ngordhur

rezart morina