RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Erdoğan do të marrë pjesë në Samitin e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait

erdogan-do-te-marre-pjese-ne-samitin-e-organizates-se-bashkepunimit-te-shangait

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan do të vizitojë Uzbekistanin për të marrë pjesë në Samitin e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait, transmeton Anadolu Agency (AA).

Erdoğan do të marrë pjesë në samit me ftesë të Shavkat Mirziyoyev, presidentit të Uzbekistanit që është vendi pritës i samitit.

Në kuadër të samitit ku Erdoğan do të zhvillojë një sërë takimesh dypalëshe, ai nesër do mbërrijë në Semerkant, vendi ku do mbahet samiti dhe do të marrë pjesë në aktivitetin për mbjelljen e pemëve, do të vizitojë zonat e sapondërtuara të qytetit që njihet edhe si “Qyteti i përjetshëm” si dhe do të takohet me liderët e tjerë në një darkë.

Presidenti Erdoğan një ditë më pas do të marrë pjesë në aktivitetin e hapjes së samitit, do të marrë pjesë në foton familjare dhe do të mbajë një fjalim në sesionin e dytë të samitit.

Pas pjesëmarrjes në drekën zyrtare, Erdoğan në kuadër të samitit pritet të zhvillojë një sërë takimesh dypalëshe me krerët e shteteve pjesëmarrëse, kryesisht presidentin rus Vladimir Putin dhe presidentin kinez Xi Jinping.

Parashikohet që çështja e korridorit të drithit të jetë pika kryesore e rendit të ditës në takimin e presidentit Erdoğan me presidentin Putin.

Në samit do të marrin pjesë presidentët e Rusisë, Kinës, Kazakistanit, Kirgistanit, Taxhikistanit, Pakistanit, Indisë dhe Uzbekistanit që janë vende anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait. Po ashtu do marrin pjesë presidentët e Bjellorusisë, Mongolisë dhe Iranit që janë anëtare vëzhguese të organizatës si dhe presidenti i Turkmenistanit, Serdar Berdimuhamedov dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare të ftuar nga Shavkat Mirziyoyev, presidenti i Uzbekistanit që është vendi pritës i samitit.

Related posts

Presidenti algjerian Tebboune bisedë telefonike me homologun e tij francez Macron

admin

Flamujt e OKB-së në gjysmështizë për kolegët e vrarë në Gaza

rezart morina

Haradinaj dhe Limaj dalin para gjykatës

admin