RTV AHIRETI
Lajme

Kurti tha se shkon ku e thërrasin, Jasharaj: Kryeministër, merre Nagavcin e Muratin e eja javën e ardhshme në SBASHK

kurti-tha-se-shkon-ku-e-therrasin,-jasharaj:-kryeminister,-merre-nagavcin-e-muratin-e-eja-javen-e-ardhshme-ne-sbashk

Kryetarit të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Rrahman Jasharaj duket se i kanë lënë përshtypje deklarata e kryeministrit Albin Kurti, i cili një ditë më parë gjatë një tubimi në Prishtinë për zgjedhjet Luginë të Preshevës tha se shkon aty ku e thërrasin.

E pas kësaj ka reaguar sot kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj i cili e ftoi kryeministrin që javën e ardhshme të vizitojë SBASHK-un.

“E pata vështirë të besoj dhe prandaj e dëgjova disa herë dhe pastaj po ashtu disa herë e lexova me kujdes dhe u binda Kryeministri e paska thënë se shkon aty ku e thërrasin. Ky deklarim i tij më bëri që ta kritikoj kryetarin e BSPK-së, Atdhe Hykolli, por edhe të bëhem vetëkritik.

Ne i kemi dërguar dhjetëra kërkesa Kryeministrit në emër të BSPK-së dhe më shumë kërkesa ministres Nagavci për takime e për të bashkëbiseduar për gjithë shqetësimet dhe kërkesat e anëtarësisë, por u kemi thënë se takimet t’i mbajmë të ata dhe meritojmë kritika se e paskemi harruar traditën shqiptare të mikpritjes dhe në shkresat tona për takime as edhe një herë nuk u kemi thënë ejani te ne”, shkruan Jasharaj.

“Tani kur e mësova këtë dëshirë të Kryeministrit dhe Qeverisë së tij se duhet t’i thërrasin se kafe e çaj kemi edhe ne, publikisht po i drejtohem Kryeministrit Kurti që ta marr ministren Nagavci e ministrin Murati dhe të vijnë javën e ardhshme në SBASHK”, thekson tutje kryetari i SBASHK-ut. /Telegrafi/

The post Kurti tha se shkon ku e thërrasin, Jasharaj: Kryeministër, merre Nagavcin e Muratin e eja javën e ardhshme në SBASHK first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Mbi 30 të vrarë nga sulmet izraelite në Siri, mes tyre edhe anëtarë të grupit Hezbollah

admin

Kurti falënderoi Cramonin për mbështetjen, eurodeputetja e kritikon nga veriu i Mitrovicës

admin

IDF këshillon palestinezët që largohen për të shkuar në Egjipt

rezart morina