RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Hazizaj: Emigracioni shqiptar është kthyer në problem kryesor për Britaninë e Madhe

hazizaj:-emigracioni-shqiptar-eshte-kthyer-ne-problem-kryesor-per-britanine-e-madhe

Aktivisti Altin Hazizaj thotë se emigracioni shqiptar është kthyer në problem kryesor për Britaninë e Madhe.

Në emisionin “Review” në Euronews Albania, Hazizaj u shpreh se Britania e Madhe ka probleme serioze të menaxhimit të duhur të emigraconit.

“Ka një shkak objektiv të paktën, në nivelin e Britanisë së Madhe, sepse emigracioni shqiptar, ose shqipfolës që ata i thonë, është rritur në mënyrë të tillë, që për ata është kthyer në problemin numër një. 12 mijë këtë vit, i thonë 3 herë më shumë emigrantë të parregullt nga Shqipëria, krahasuar me vitin e kaluar. E dyta, padiskutim ka të bëjë me faktin që Britania ka probleme serioze të menaxhimit të duhur të emigraconit.

Shumica e këtyre personave, deri të paktën javën e kaluar, para asaj që është rëndë dakord nga vendimi i qeverisë, i mbante në hotele të shtrenjta, ndërkohë që tashmë, këtë javë, 2/3 e emigrantëve që kanë hyrë gjatë vitit të kaluar dhe këtij viti, do të dërgohen nga hotele me 3 ose 4 yje, do dërgohen në hotele studentore”, theksoi ai.

Related posts

Tirana dhe Shkupi hapin negociatat e anëtarësimit, Rama: Falënderoj popullin shqiptar që nuk u dorëzua në aspiratat drejt BE-së

admin

Mbi 17 mijë vota të manipuluara në Malishevë

Kushtrim Guraj

Zgjidhet udhëheqësi i ri suprem i Iranit, pritet të bëhet shpallja zyrtare

admin