RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti thirrje ndërkombëtarëve: Denonconi aktet e Serbisë, oficerët të lirohen menjëherë

kurti-thirrje-nderkombetareve:-denonconi-aktet-e-serbise,-oficeret-te-lirohen-menjehere

Kryeminstri, Albin Kurti, ka bërë thirrje për lirimin e menjëhershëm të tre zyrtarëve policorë, të kidnapuar sot nga forcat speciale serbe në Leposaviq.

Njëherit, Kurti ka thënë që komuniteti ndërkombëtar duhet të denoncojë këto akte.

“Tre policë të Kosovës janë rrëmbyer sot nga Forcat e Armatosura të Serbisë brenda kufijve të Kosovës. Si inkursioni i forcave ashtu edhe rrëmbimi janë akte të hapura agresioni ndërkombëtar. Ne bëjmë thirrje për lirimin e menjëhershëm të oficerëve dhe që komuniteti ndërkombëtar të denoncojë këto akte”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Related posts

Vritet një 15 vjeçar në Prizren

Muhamet Ramadani

Takimi 3-palësh në Uashington, Hezbollahu pranon armëpushimin

Muhamet Ramadani

Sulmi i Iranit/ Përfundon mbledhja e kabineti të luftës izraelite, zëdhënësi i ushtrisë: Kemi miratuar plane operacionale sulmuese dhe mbrojtëse

admin