RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti thotë se trupat e KFOR-it do të ndihmonin për të përmirësuar sigurinë e Kosovës

kurti-thote-se-trupat-e-kfor-it-do-te-ndihmonin-per-te-permiresuar-sigurine-e-kosoves

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti kërkon rritjen e numrit të ushtarëve të NATO-s në vend dhe preferon më shumë ushtarë gjermanë.

Edhe pse aktualisht në Kosovë ka 38.000 mijë ushtarë të KFOR-it, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha në një intervistë për gazetën gjermane “Die Welt”, se për shkak të kërcënimit nga Serbia dhe Rusia ka nevojë urgjente për rritjen ndjeshme të numrit të ushtarëve të NATO-s në Kosovë.

Kurti tha se trupat e KFOR-it do të ndihmonin për të përmirësuar sigurinë e Kosovës duke zgjeruar më tej strukturat dhe kapacitetet e sigurisë.

Kurti mendon po ashtu se nëse në trupat mbrojtëse të NATO-s do të merrnin pjesë më shumë ushtarë gjermanë, kjo do të shtonte efektin frikësues dhe parandalues.

Sipas Kurtit Rusia dhe Serbia bashkëpunojnë ngushtë në politikën ushtarake: në vitin 2021 ato ndërmorën 104 manovra dhe aktivitete të përbashkëta – në disa prej të cilave ishin të përfshira edhe forca të armatosura bjelloruse. Po ashtu përeth Kosovës ka 48 baza ushtarake serbe. /dw

Related posts

Ministri i Jashtëm izraelit, Lapid për vizitë në Ankara

admin

Kryqi i Kuq paralajmëron: Pandemia tjetër mund të jetë e afërt

rezart morina

Rritet në 34.183 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

RTI