RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

​Kurti tregon për përfitimet që do t’i ketë Kosova me Lojërat Mesdhetare 2030

​kurti-tregon-per-perfitimet-qe-do-t’i-kete-kosova-me-lojerat-mesdhetare-2030

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar se nga Heraklioni i Greqisë për në Prishtinë po kthehen me kujtime të mira, përgjegjësi të reja, e plane të shumta investive, pasi Lojërat Mesdhetare 2030 po i sjellin në Kosovë.

Kurti ka postuar një video në Facebook, ku edhe ka shkruar se 7 vjet përgatitje dhe mbi 250 milionë euro investime publike, për t’u bërë nikoqir i 26 shteteve pjesëmarrëse e 23 disiplinave sportive.

“Mijëra atletëve e dhjetëra mijëra turistëve, në ngjarjen më të madhe të sportit në historinë e vendit. Na priftë e mbara”, ka shkruar Kurti.

Kosova nuk ka infrastrukturën e nevojshme për organizimin e Lojërave Mesdhetare tani për tani, por është zotuar se do t’i investojë mbi 250 milionë euro nga buxheti i shtetit gjatë shtatë vjetëve të ardhshme për t’u bërë gati për organizimin e tyre, zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës.

Në Lojërat Mesdhetare marrin pjesë 26 vende nga tri kontinente. Nga Afrika: Algjeria, Egjipti, Libia, Maroku dhe Tunizia. Nga Azia: Libani, Siria dhe Turqia. Nga Evropa: Shqipëria, Andorra, Bosnja dhe Hercegovniza, Kroacia, Qiproja, Franca, Greqia, Italia, Kosova, Malta, Monako, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Polonia, San Marino, Serbia, Sllovenia dhe Spanja.

Related posts

Studentët në Irlandë ngritën kampin e solidaritetit për Gazën, kërkojnë heqjen e investimeve

admin

Osmani pas kthimit nga SHBA: Pjesa më e rëndësishme takimi me sekretarin Blinken

admin

Kurti takohet me eurodeputetë të Grupit të Partisë Popullore Evropiane

admin