RTV AHIRETI
Lajme

Kurti udhëtoi drejt SHBA-së, merr pjesë në Konventën Kombëtare Demokratike

kurti-udhetoi-drejt-shba-se,-merr-pjese-ne-konventen-kombetare-demokratike

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, udhëtoi drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku do të marrë pjesë në Konventën Kombëtare Demokratike, e cila nis sot dhe zhvillohet në Çikago.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se, kryeministri Kurti do të jetë pjesëmarrës dhe në një panel diskutimi me titull “Konventa Kombëtare Demokratike dhe Roli i Partive Politike”.

“Paneli do të hapet nga kryesuesi i bordit drejtues të NDI, Tom Daschle, dhe do të moderohet nga Presidentja e NDI, Tamara Wittes, e ku ndër të tjerë pjesë e panelit do të jetë dhe ish-Sekretari i NATO-s, Lord George Robertson dhe Donna Brazile, ish-drejtuese e Komitetit Kombëtar Demokrat dhe tashmë pjesë e bordit të NDI”, thuhet në njoftim.

Përgjatë qëndrimit në ShBA, kryeministri do të ketë edhe takime të ndryshme bilaterale. /Telegrafi/

The post Kurti udhëtoi drejt SHBA-së, merr pjesë në Konventën Kombëtare Demokratike first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Kroacia e ndihmon Kosovën në zhvillimin e kapaciteteve të Ushtrisë

RTI

Një tërmet i fuqishëm godet Japoninë verilindore

rezart morina

FOTO+VIDEO/ Donald Trump përshëndet turmën e njerëzve, u hedh atyre kuti me kokoshka

admin