RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti: Urime Bajrami, vlerat e solidaritetit dhe paqes të bashkojnë të gjithë

kurti:-urime-bajrami,-vlerat-e-solidaritetit-dhe-paqes-te-bashkojne-te-gjithe

Kryeministri i Kosovo, Albin Kurti, ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës për të uruar besimtarët me rastin e festës së Fitër Bajrami dhe për t’i falënderuar Myftiun Naim Tërnava për angazhimin dhe kontributin e tij të vazhdueshëm.

Pas muajit të shenjtë të Ramazanit, Kurti theksoi se Fitër Bajrami na kujton vlerat e solidaritetit, sakrificës dhe ndihmës për ata që ndodhen në kushte të vështira.

“Urime e përhajr Bajrami i Madh të gjithë besimtarëve, të gjithë shqiptarëve, një festë e gëzuar, e cila njëkohësisht na i përkujton vlerat e solidaritetit, të sakrificës, të ndihmës që duhet të japim për ata që kanë më pak, që ndodhen në kushte më të vështira,” tha ai.

Gjatë vizitës, Kryeministri kujtoi 37 hoxhallarë, imamë dhe shehlerë që ranë dëshmorë gjatë luftës çlirimtare dhe vlerësoi rolin e Myftiut Tërnava si udhëheqës i Medresesë “Alauddin”, ku mbaheshin aktivitete shoqërore dhe kombëtare gjatë periudhës së rezistencës.

Kurti gjithashtu theksoi bashkëpunimin e vazhdueshëm me Bashkësinë Islame për programe që synojnë paqen sociale dhe mirëqenien qytetare, duke shprehur zotimin se ky bashkëpunim do të vijojë edhe në të ardhmen.

Related posts

Në veri të Kosovës situata është e qetë, por barrikadat ende nuk janë larguar

admin

Vrasja e Jani Aliajt në Greqi, shqiptari i kishte shpëtuar një atentati 6 muaj më parë në të njëjtin burg! Ndodhej edhe në ‘status mbrojtjeje’

admin

Demokratët evropianë: Deklarata e ministres serbe tronditëse, legjitimon politikën e Millosheviqit

admin