RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmetTurqi

Kurti vendosi kurorë me lule në Mauzoleun e Mustafa Kemal Atatürkut

kurti-vendosi-kurore-me-lule-ne-mauzoleun-e-mustafa-kemal-ataturkut

Pas takimit bilateral me Presidentin e Turqisë, Erdogan, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me delegacionin zyrtar nga Kosova dhe ambasadorin e Kosovës në Turqi, Agon Vrenezi, vizitoi Mauzoleun e Mustafa Kemal Atatürkut dhe vendosi kurorë me lule në nderim të veprës dhe jetës tij.

“Mustafa Kemal Atatürku është njëri nga liderët më të mëdhenj dhe historik të botës. Në kohë dhe rrethana shumë të vështira, ai arriti të bëjë të dyja: mbrojti popullin dhe themeloi Republikën. Një shembull që duhet të studiohet dhe mësohet, për të respektuar të kaluarën dhe të shpresohet për të ardhmen”, shkroi kryeministri Kurti në librin e përshtypjeve.

Kryeministri Kurti sot po ashtu takon edhe ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan.

Ndërkaq të hënën, do të zhvillohet forumi i parë ekonomik i bizneseve të Kosovës dhe Turqisë, në të cilin krahas kryeministrit marrin pjesë edhe një delegacion i gjerë qeveritar.

Related posts

Izraeli kryen sulme në jug të Libanit, një i vrarë dhe 11 të plagosur

Hevzi

Një tërmet me magnitudë 5.2 godet lindjen e Turqisë

Kushtrim Guraj

Tërmet me magnitudë 5.5 godet Kubën juglindore

Hevzi