RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti vizitoi Organizatën për Fëmijët pa Kujdes Prindëror

kurti-vizitoi-organizaten-per-femijet-pa-kujdes-prinderor

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një takim në Organizatën për Fëmijë pa Kujdes Pridnëror (OFAP) ku po strehohen disa familje s bashku me fëmijët e strehuar nga ta.

Sipas komunikatës së Qeverisë, kjo vizitë është realizuar në kuadër të vizitave në organizatat jo-qeveritare, përfituese të programeve mbështetëse nga Qeveria.

“Kryeministri Kurti gjatë kësaj vizite e falënderoi OFAP, për punën dhe angazhimin në misionin e tyre, duke shprehur mirënjohjen e tij për ofrimin e shërbimeve të përgatitjes dhe trajnimit të familjeve për strehim familjar, si dhe këshillimin dhe trajnimin për prindërimin.

Ndër të tjera, Kryeministri theksoi se vendimi i Ministres së Drejtësisë i datës 1 Qershor 2023 për rritje të pagesës për mbështetje për fëmijët të cilët gjenden në strehim familjar – në vlerë prej 200,000 euro në vit është një tregues tjetër i cili pasqyron përkushtimin tonë si Qeveri për të mbrojtur fëmijët pa përkujdesje prindërore dhe për të forcuar konceptin e familjes strehuese”, thuhet në komunikatë.

U nënvizua gjithashtu rëndësia e miratimit të Ligjit për Shërbime Sociale dhe Familjare në mbledhjen e 159-të të Qeverisë, e cila u mbajt këtë javë, e përmes së cilit fuqizohen shërbimet dhe adresohen nevojat e qendrave për punë sociale, si dhe prioritizimi dhe adresimi i fëmijëve në Kodin Civil, i cili pret miratimin në Kuvend.

Ndërkaq, drejtoresha e OFAP, Ibadete Krasniqi, shprehu falënderim për përkrahjen e Qeverisë për Organizatat Joqeveritare që ofrojnë Shërbime Sociale. Tutje, u prezantua puna dhe angazhimi i familjeve strehuese, fëmijëve pa kujdes prindëror dhe mënyra e trajnimit për këto familje dhe fëmijë.

OFAP është krijuar si pasardhës i Organizatës italiane “Amici dei Bambini” e cila ka qenë në Kosovë nga viti 1999 deri në janar të vitit 2016.

Related posts

Turqia thirrje Suedisë që të përmbushë angazhimet për të filluar ratifikimin e anëtarësimit në NATO

rezart morina

Qeveria i ndau 4 milionë euro, Sindikata e Minatorëve të Trepçës anulon protestën e paralajmëruar për të enjten

RTI

Gaza, rritet në 35.647 numri i të vrarëve nga sulmet izraelite

admin