RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti zbulon detaje nga bisedimet në Bruksel, akuzon Lajçakun e Borrellin për anim ndaj Serbisë

kurti-zbulon-detaje-nga-bisedimet-ne-bruksel,-akuzon-lajcakun-e-borrellin-per-anim-ndaj-serbise

Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti së bashku më zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi në një konferencë për media ka dhënë detajet e para rreth takimit të fundit në Bruksel që u zhvillua më 14 shtator.

“Unë shkova në takim më një propozim konkret, në vlerësimin tim shumë konstruktiv, në të cilën në parashikuam një zbatim të plotë të marrëveshjes bazike. Propozimi ynë bazohej në parimin e gjithë përfshirjes që nënkuptonte që çdo nen e përcaktim i marrëveshjes bazike dhe aneksit të tij, duhet të përfshihej medoemos në planin zbatimit të sekuencuar.

Parimin e gjithëpërfshirjes nuk është që e kam zbuluar unë, e as nuk është një gjë e pazakonshme në planet zbatuese të marrëveshjeve ndërkombëtare”, ka deklaruar Kurti.

Kurti theksojë që në takimin e parë të zhvilluar më përfaqësuesit e lartë të Bashkimit Evropian i është kërkuar që të kalojë menjëherë në një proces negocimi të statusit të përcaktuar në nenin 7.

Ai tha që ia ka bëre të qartë se një hap i tillë nuk mund ta ndërmerrnin pa u dakorduar në mënyrë të plotë për planin e zbatimit të sekuencuar.

Kurti deklaroi se propozimi i tij në takimin e fundit është refuzuar edhe pse ishte i pari propozim në një takim të lartë mes përfaqësuesve evropian dhe Presidentit të Serbisë.

“Në takimin e dytë u ekspozova përball një skenari të cilin Lajcak dukej që e kishte dizajnuar kohë më parë, pasi I propozova presidentit të Serbisë dhe dy përfaqësuesve një plan të sekuencimit të punuar nga Republika e Kosovës, i cili në fakt ishte dokumenti i parë që e propozojë në një takim të nivelit të lartë, presidenti i Serbisë dhe Lajcak reaguan më të njëjtën mënyre dhe të njëjtën shpërfillje të koordinuar”, tha kryeministri.

Kryeministri Kurti tha se të dy thanë që ky plan është shumë jorealist dhe rrjedhimisht rruga përpara është zbatimi i pasekuencuar i pikës së negocimit të statutit të një asociacioni të komunave.

Related posts

Rreth 24 mijë nxënës i nënshtrohen sot Testit të Arritshmërisë

admin

Prokuroria Speciale shënjestron dy raste të reja të krimeve të rënda

admin

Politikani shqiptar arrin në Ukrainë

admin