RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kusari-Lila: Çmimi i naftës në rënie, nuk mund të kalojë 1,54 €

kusari-lila:-cmimi-i-naftes-ne-renie,-nuk-mund-te-kaloje-1,54-e

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), Mimoza Kusari-Lila, ka njoftuar se nga sot çmimi maksimal i naftës në treg nuk mund të tejkalojë 1,54 euro për litër, ndërsa për benzinën çmimi maksimal është 1,36 euro për litër.

“Sipas të dhënave të importit të sotëm, çmimi për litër i derivateve ka shënuar rënie: nafta 1,40 €/l, ndërsa benzina 1,22 €/l. Bazuar në vendimin në fuqi për marzhën e fitimit, çmimet maksimale në treg nga nesër do të jenë: Nafta: 1,54 €/l dhe Benzina: 1,36 €/l”, ka shkruar Kusari-Lila.

Përmes një postimi në Facebook, ministrja u bëri thirrje qytetarëve që çdo parregullsi në tregun e derivateve ta raportojnë në numrin pa pagesë 0800 11000. Ajo theksoi se bashkëpunimi i qytetarëve është kyç për të siguruar një treg më të drejtë dhe transparent për të gjithë.

Related posts

Konflikti Izrael-Hamas/ Palestinezët përgatiten për muajin e Ramazanit nën hijen e luftës në Gazë

admin

Nigeria njofton se SHBA-të do kryejnë sulme të reja ndaj Shtetit Islamik dhe xhihadistëve!

admin

Lumi Drina i mbuluar nga mbeturinat, alarm për katastrofë ekologjike në Bosnje e Hercegovinë

admin