RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kuti gjigante bamirësie në formë topi futbolli në Doha për Gazën

kuti-gjigante-bamiresie-ne-forme-topi-futbolli-ne-doha-per-gazen

Në tregun e njohur “Souq Waqif” në Doha të Katarit, qytetarë dhe vizitorë po dhurojnë të holla në një kuti bamirësie gjigante në formë topi futbolli, e vendosur nga “Qatar Charity”, raporton Anadolu.

Kutia sferike e donacioneve, e vendosur në një nga zonat më të frekuentuara të tregut, mban mbishkrimin “Our Goal is One for Gaza” (Qëllimi ynë është një për Gazën) dhe synon të tërheqë vëmendjen ndaj krizës humanitare në Rripin e Gazës, duke konkretizuar thirrjen për ndihmë humanitare.

Iniciativa ka ngjallur interes të madh te publiku ndërsa shumë persona janë ndalur për të kontribuuar financiarisht, duke shprehur solidaritet me popullsinë e prekur në Gaza si pasojë e bllokadës dhe sulmeve brutale izraelite që nga tetori 2023.

Related posts

Pamjet me dron zbulojnë përmasat e katastrofës së përmbytjeve në Libi

Muhamet Ramadani

Vritet një palestinez në sulmin izraelit në Khan Younis, pavarësisht marrëveshjes së armëpushimit

admin

PDK propozon Bedri Hamzën për kryeministër

admin