RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kuvajti shpërndan sërish parlamentin me dekret mbretëror

kuvajti-shperndan-serish-parlamentin-me-dekret-mbreteror

Kuvajti ka shpërndarë parlamentin me dekret mbretëror, transmeton Anadolu.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve KUNA, pas mbledhjes së kabinetit, ministrat miratuan dekretin për shpërndarjen e parlamentit.

Në muajin mars, Gjykata Kushtetuese e Kuvajtit anuloi zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar dhe riktheu parlamentin e mëparshëm.

Opozita fitoi shumicën në zgjedhjet e shtatorit të vitit 2022, pasi fitoi 28 ulëse në asamblenë 50-anëtarëshe, por gjykata vendosi se votimi ishte i pavlefshëm dhe se asambleja e mëparshme duhet të rikthehet.

Parlamenti i vitit 2020 u shpërnda me një dekret nga Princi i Kurorës, Sheikh Meshal al-Ahmad al-Jaber al-Sabah në vitin 2022 mes një mosmarrëveshjeje midis qeverisë dhe asamblesë së mëparshme.

Related posts

Kurti flet për akuzat e Abazit: Nuk janë të vërteta e as të sakta

rezart morina

Irak, simpatizantët e Lëvizjes Sadr tentojnë të hyjnë në Zonën e Gjelbër në Bagdad

admin

Atentati ndaj ish-presidentit Donald Trump vë në qendër të vëmendjes dhunën me armë

admin