RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti flet për akuzat e Abazit: Nuk janë të vërteta e as të sakta

kurti-flet-per-akuzat-e-abazit:-nuk-jane-te-verteta-e-as-te-sakta

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, deklaroi të enjten se ekzistojnë video-incizimet ku shihet se kush i ka zhdukur mostrat e aktivistit Astrit Dehari.

Ai kërkoi nga Prokuroria që ta intervistojë kryeministrin Albin Kurti dhe ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu lidhur me rastin.

Kryeminsitri Albin Kurti, para gazetarëve ka thënë se akuzat janë të pavërteta dhe të pasakta.

Tutje Kurti tha se nuk mban përgjegjësi për fjalën publike të dikujt.

“Ato nuk janë të vërteta dhe nuk janë të sakta, është përgjigjur për këtë ministrja e Drejtësisë. Lëvizja Vetëvendosje është subjekti jo vetëm më i madh por edhe demokratike në Republikën e Kosovës dhe të gjitha çështjet ne edhe i diskutojmë hapur në forumet tona, por në të njëjtën kohë secili deputet shpreh qëndrimet e veta. Mirëpo, unë nuk mund të mbaj përgjegjësi për fjalën publike të dikujt tjetër”, tha ai.

Më 8 dhjetor të vitit të kaluar, 12 mostra të Astrit Deharit janë zhdukur nga Laboratori i Toksikologjisë në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, pati thënë se ky akt i rëndë është vërejtur gjatë bartjes së mostrave nga frigoriferët e vjetër në ata të rinj.

Sipas saj, ky veprim ka për qëllim që të dështojë përfundimisht procesi hetimor për vdekjen e Deharit.

Lidhur me rastin janë pezulluar nga puna katër zyrtarë të Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML), dhe të njëjtit më pas janë kthyer sërish në punë.

Por, Abazi pretendon se IML-ja është nën vëzhgim të kamerave 24 orë, dhe sipas tij, dihet qartë se kush ka hyrë brenda frigoriferit për t’i nxjerr mostrat.

“Video-incizimet janë ato që duhet t’i kërkoni për të konfirmuar se kush i ka zhdukur mostrat e Astrit Deharit. Shkarkimi im është minor kundrejt borxhit për të marrë vesh se çfarë ka ndodhur me rastin Dehari. Si është e mundur që në pushtetin e VV-së të zhduken mostrat e Deharit dhe kryeministri Kurti të mos ta thotë asnjë fjalë”, ka thënë ai.

Ndërkaq, lidhur me këto pretendime, Abazi të martën është marrë në pyetje para gjykatës.

Related posts

Mosha mesatare në SHBA arrin nivelin më të lartë në histori

admin

Parlamenti në Shkup miraton anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO

admin

Erdoğan dhe Guterres diskutojnë mbi zhvillimet në luftën Rusi-Ukrainë dhe korridorin e drithit

admin