RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miraton buxhetin për vitin 2026

kuvendi-i-maqedonise-se-veriut-miraton-buxhetin-per-vitin-2026

Pas dy ditësh debat, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi sot Buxhetin e vitit 2026, transmeton Anadolu.

Buxheti u miratua me 71 vota për dhe 14 kundër, pa asnjë abstenim. Ai kap vlerën prej rreth 6,7 miliardë eurosh, ndërsa projeksionet brenda tij parashikojnë rritje të Produktit të Brendshëm Bruto prej 3,8 për qind dhe inflacion prej 2,5 për qind.

Sipas planit, të ardhurat e përgjithshme pritet të arrijnë 374,9 miliardë denarë (rreth 6,1 miliardë euro), shpenzimet 414,2 miliardë denarë (rreth 6,7 miliardë euro), ndërsa deficiti buxhetor është planifikuar në 39,2 miliardë denarë (rreth 633 milionë euro), ose 3,5 për qind të PBB-së së planifikuar.

Shumica parlamentare deklaroi se buxheti ofron mbështetje për bizneset, rritje të qëndrueshme të pensioneve dhe investime të mëdha infrastrukturore, si ndërtim rrugësh, shkollash dhe çerdhe. Sipas tyre, këto projekte do të përmirësojnë drejtpërdrejt jetën e qytetarëve.

Opozita, në anën tjetër, e quajti buxhetin me projeksione joreale dhe të orientuar drejt përfitimeve politike. Ata kritikuan vonesat në pagesat sociale dhe programin “TVSH-ja ime”, si dhe stagnimin e pagave, pavarësisht njoftimeve të qeverisë për rritje ekonomike. Opozita theksoi se vendi vazhdon të ketë pagën minimale dhe mesatare më të ulët në rajon.

Related posts

Xhihadi Islamik: Nuk flitet për ndërmjetësim

admin

Pas Belgjikës, protestat e Francës përhapen edhe në Zvicër

admin

SHBA pas takimit në Washington: Izraeli dhe Libani bien dakord të nisin bisedime direkte

Kushtrim Guraj