RTV AHIRETI
Uncategorized

Kuvendi sërish nuk arrin t’i miratojë marrëveshjet ndërkombëtare, as votat e AAK-së nuk “kryejnë punë”

kuvendi-serish-nuk-arrin-t’i-miratoje-marreveshjet-nderkombetare,-as-votat-e-aak-se-nuk-“kryejne-pune”

Kuvendi i Kosovës sërish nuk arriti të miratojë marrëveshjet ndërkombëtare në mungesë kuorumi.

Pavarësisht që nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës votuan pro Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë për programin e financave publike dhe rritjes ekonomike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Fondit OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar, marrëveshja nuk u miratua.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca bëri të ditur se 76 deputetë votuan, ndërkaq katër deputetë nuk morën pjesë në votim.

Kuvendi në rend dite kishte edhe disa marrëveshje tjera ndërkombëtare, e të cilat u bartën në seancën tjetër për shkak të mungesës së kuorumit.

“Nuk ka kushte Kuvendi për t’i trajtuar këto… të gjitha këto pika të rendit të ditës i kalojnë një seance tjetër”, tha Konjufca.

Ndryshe, të mërkurën nga AAK-ja bënë të ditur për Telegrafin se do ta japin votën e tyre për marrëveshjet ndërkombëtare për shkak të interesit të qytetarëve. /Telegrafi/

The post Kuvendi sërish nuk arrin t’i miratojë marrëveshjet ndërkombëtare, as votat e AAK-së nuk “kryejnë punë” first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

iPhone 8 off to bumpy start with iPhone X in the wings

admin

Tregtia me Kosovën, Shqipëria kalon në vend të parë

RTI

Vitia: 2.4 milionë euro investime për transformimin rrënjësor të gjinekologjisë

RTI