Me 69 vota për, një kundër dhe gjashtë abstenime, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë themeluar Komisionin hetimor për rezervat shtetërore.
Kjo iniciativë ka ardhur nga opozita pas dyshimeve të bazuara për abuzimet e mundshme lidhur me procesin e furnizimit të rezervës shtetërore, që është kompetencë e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, drejtuar nga Rozeta Hajdari.
“Kërkohet nga Komisioni hetimor që të veprojë në përputhje me ligjin dhe Kuvendit t’ia paraqes raportin për rezultatin në afat të paraparë, prej 6-muajsh prej themelimit të tij”, tha Konjufca.
Ky Komision është propozuar që t’i ketë 11 anëtarë, ku LVV do t’i ketë 5 anëtar, PDK do ta ketë kryesuesin dhe 1 anëtar, LDK-ja zëvendëskryetarin dhe 1 anëtar, AAK-ja dhe grupi multietnik nga 1 anëtar.