RTV AHIRETI
Uncategorized

Ky është i dyshuari që vodhi arkën e xhamisë në Mirashë – e pranon vjedhjen para policisë

ky-eshte-i-dyshuari-qe-vodhi-arken-e-xhamise-ne-mirashe-–-e-pranon-vjedhjen-para-policise

Zbardhet rasti i vjedhjes në një objekt fetar në Ferizaj, ku një person dyshohet se kishte hyrë gjatë natës dhe kishte marrë para nga arka e bamirësisë.

Ngjarja kishte ndodhur më 12 prill rreth orës 03:00 në Xhaminë e fshatit Mirashë.

Siç mëson Sinjali, i dyshuari Jeton Hashani, rreth 33-vjeçar, i maskuar, kishte depërtuar brenda objektit fetar dhe kishte vjedhur “Arkën e Bamirësisë”, në të cilën ndodheshin rreth 50 euro.

E gjithë ngjarja ishte kapur nga kamerat e sigurisë, por gjatë largimit, i dyshuari kishte dëmtuar kamerat, duke shkaktuar dëme shtesë rreth 120 euro, me qëllim të zhdukjes së provave.

Pas hetimeve intensive, njësia e hetimeve në Ferizaj më 16 prill ka arritur ta identifikojë dhe ta arrestojë të dyshuarin.

Gjatë intervistimit në prani të avokatit dhe me autorizim të prokurorit kujdestar, i dyshuari ka pranuar se kishte kryer vjedhjen.

Me vendim të prokurorit, i njëjti është dërguar në ndalim për 48 orë.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.





Related posts

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, sa ishte magnituda

Kushtrim Guraj

Hajnat thyejnë depon në Mazgit dhe marrin 32 mijë euro nga kasaforta e murit

Kushtrim Guraj

Qytetarët përballen me kufizime në pikat e karburanteve në Slloveni

Kushtrim Guraj