RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

​Ky është numri i votuesve që vendos për fatin e kryetarëve në veri

​ky-eshte-numri-i-votuesve-qe-vendos-per-fatin-e-kryetareve-ne-veri

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se në katër komunat veriore, në listën votuese janë 46 mijë e 556 qytetarë ose 1 mijë e 461 më shumë në krahasim me zgjedhjet e 23 prillit 2023.

Sekretari i KQZ-së, Burim Ahmetaj, tha se pas refuzimit të drejtorëve të shkollave, numri total i qendrave të votimit është 23, ndërsa janë 63 vendvotime dhe katër qendra të votimit me kusht.

Në mbledhjen e sotme të KQZ-së, Ahmetaj tha se ka nisur procesi i transportimit të materialit zgjedhor në qendrat e votimit.

Nesër në Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut do të votohet për shkarkimin ose jo të kryetarëve shqiptarë.

Për shkarkimin e kryetarëve duhet që opsioni “po” të rrethohet nga së paku 50 për qind plus një votues me të drejtë vote, në secilën nga katër komunat në veri të Kosovës.

Votimi organizohet në bazë të udhëzimit administrativ nga Qeveria e Kosovës, pas presionit të ndërkombëtareve për shpalljen e zgjedhjeve të reja në komunat në veri.

Ndryshe, në rast mos shkarkimi kryetarët shqiptarë të katër komunave me shumicë serbe në veri do t’i sigurojnë vetes së paku një vit qeverisje të sigurt, pasi partitë serbe u kanë bërë thirrje serbëve lokalë të bojkotojnë procesin e votimit.

Kryetarët shqiptarë morën pushtetin, pasi Lista Serbe u bëri thirrje qytetarëve t’i bojkotojnë zgjedhjet e prillit 2023, të cilat u organizuan pas largimit të serbëve nga institucionet e Kosovës në nëntor 2022 me iniciativën e Listës Serbe.

Sipas udhëzimeve të publikuara, qytetarët mund të përgjigjen me “po” ose “jo” në pyetjen se a pajtohen që kryetari i njërës prej katër komunave në veri të shkarkohet. Qendrat e votimit do të jenë të hapura nga ora 07:00 deri në 19:00.

KQZ ende nuk ka publikuar orën e publikimit të rezultateve preliminare për fatin e kryetarëve në veri, ndërkohë që gjatë ditës do të mbajë katër konferenca për media për të informuar mbi mbarëvajtjen e procesit të votimit./

Related posts

Gjermania kundër mbylljes së objekteve të Postës së Serbisë në veri

admin

Evropa po përgatitet për “ndërprerje të mundshme” të energjisë gjatë dimrit

admin

Erdoğan: Iz’raeli dhe mbështetësit e tij janë përgjegjës për çdo vd’ekje në Ga’za

rezart morina