RTV AHIRETI
Shëndetësi

Ky frut do t’ju ndihmojë të hiqni kilogramët e tepërt nëse e hani siç duhet

ky-frut-do-t’ju-ndihmoje-te-hiqni-kilogramet-e-tepert-nese-e-hani-sic-duhet

Ngrënia e një molle në ditë ndihmon në djegien e yndyrës së barkut dhe mund të kontribuojë në humbjen e peshës që mund të arrijë deri në katër kilogramë në vit. Përmbajtja e fibrave të këtij fruti krijon një ndjenjë ngopjeje, kështu që konsumimi para vaktit kontribuon në ngrënien e sasive më të vogla të ushqimit, si dhe shmangien e ushqimeve të tjera jo të shëndetshme.

Në fakt, sipas nutricionistit të shquar Rob Hobson, mollët krijojnë tre herë më shumë ndjesinë e ngopjes se një çokollatë dhe sigurisht janë shumë më të shëndetshme. “Mollët përmbajnë 1,2 gram fibra dietike për 100 gram fruta , gjë që na bën të ndihemi të ngopur dhe parandalon ndjesinë e urisë, veçanërisht kur hahen para vaktit”, thotë Hobson.

Pektina, fibra vegjetale që gjendet në mollë, gjithashtu ndihmon në rregullimin e baktereve në zorrë (mikrobiomën), shumëllojshmëria dhe ekuilibri i të cilave lidhet me parandalimin e shtimit të peshës dhe akumulimit të yndyrës në trup”, shton eksperti.

Ngrënia e një molle në ditë për një vit konsiderohet gjithashtu një plan premtues nga nutricionistja Lucy Daëson, e cila thotë se “ngrënia e një molle çdo ditë para darkës mund të jetë zgjidhja për të hequr qafe kilogramët që kemi vënë”.

Më në fund, një studim i lidhur nga Shoqata Britanike e Kultivuesve të Mollës dhe Dardhës tregoi se konsumimi i përditshëm i një fruti para vaktit të mbrëmjes mund të ndihmojë në humbjen e peshës.

Related posts

Cila është koha më e mirë për të pirë kafe?

rezart morina

Ushqimet më të shëndetshme për t’i konsumuar në darkë

admin

Niseni ditën me ujë me limon dhe mjaltë

rezart morina