RTV AHIRETI
Shëndetësi

Ky zakon mund të jetë një “katastrofë” për dhëmbët tuaj

ky-zakon-mund-te-jete-nje-“katastrofe”-per-dhembet-tuaj

Çdo person ndjek rutinën e tij të mëngjesit dhe mbrëmjes, por ajo që të gjithë duhet të bëjnë, është të kujdesen për dhëmbët e tyre në fillim dhe fund të ditës. Hulumtimet tregojnë se moskujdesi i duhur ndaj higjienës orale, sjell një sërë problemesh serioze shëndetësore.

Një dentist paralajmëron se, një zakon që mund ta shihni si të dobishëm është në fakt një “katastrofë” për dhëmbët. Ky zakon, në dukje i padëmshëm mund të zvogëlojë efektivitetin e larjes.

“Shpërlarja e gojës me ujë, pas larjes së dhëmbëve, është shumë e keqe për ta, pasi lan fluorin mbrojtës që lë pas pasta,”tha Nigel Carte.

“Fluori është përbërësi i vetëm më i rëndësishëm në pastën e dhëmbëve. Ai ndihmon shumë shëndetin oral duke forcuar smaltin e dhëmbëve, duke e bërë atë më rezistent ndaj prishjes së tyre. Gjithashtu redukton sasinë e acidit që prodhojnë bakteret në dhëmbët tuaj.”

Related posts

Si të dalloni nëse bëhet fjalë për dhimbje të fytit apo për streptokok: Këto janë simptomat e një infeksioni që duhet trajtuar

admin

Kroacia ashpërson rregullat, ndalohet edhe për të miturit blerja e pijeve energjike

RTI

Nga etja, urinimi te infeksionet: Shenjat që po ju paralajmërojnë se keni diabet

admin