RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Lajçak: Me ardhjen e Qeverisë Kurti ndryshoi qasja e Kosovës për marrëveshjen përfundimtare me Serbinë

lajcak:-me-ardhjen-e-qeverise-kurti-ndryshoi-qasja-e-kosoves-per-marreveshjen-perfundimtare-me-serbine

I deleguari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, ka potencuar se në vitin 2020 Kosova dhe Serbia kanë bërë përparim dhe janë dakorduar për disa nga elementet e Marrëveshjes gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të obligueshme që do ta përfundonte njëherë e përgjithmonë dialogun në mes të dy vendeve.

Por, me ndryshimin e Qeverisë në Kosovë, sipas Lajçak, ka ndryshuar edhe “qasja e Kosovës ndaj bisedimeve për një marrëveshje gjithëpërfshirëse”.

“Ne kemi filluar të diskutojmë elemente të ndryshme të kësaj marrëveshjeje në vitin 2020 dhe kemi bërë përparim të mirë në elemente të ndryshme. Me ndryshimin e qeverisë në Prishtinë ndryshoi edhe qasja e Kosovës ndaj bisedimeve për një marrëveshje gjithëpërfshirëse”, ka thënë Lajçak në një intervistë për mediumin serb, Nova.rs.

Lajçak ka folur edhe për përfundimin e mandatit si Përfaqësues Special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi.

“Mandati im si Përfaqësues Special i BE-së përfundon më 31 gusht të këtij viti. Tashmë është zgjatur dy herë, në 2021 dhe 2022. Mandatet e Përfaqësuesit Special të BE-së zakonisht zgjasin katër vjet, si në shumicën e shërbimeve diplomatike, dhe deri në gusht do të kem kaluar katër vjet e gjysmë në këtë pozicion. Praktikë e mirë diplomatike është që pas asaj periudhe ka një ndryshim të personelit dhe unë personalisht mendoj se ndryshimi është i shëndetshëm”, deklaroi ai

Related posts

Rritet në 34.683 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

admin

Prania ushtarake amerikane në Izrael po forcohet, avionët F-22 në bazën Ovda! Prag konflikti me Iranin

admin

OKB-ja kërkon respektimin e ligjit ndërkombëtar pasi SHBA kërcënon me mbylljen e hapësirës ajrore të Venezuelës

RTI