RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Lajçak me zyrtarin polak diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi

lajcak-me-zyrtarin-polak-diskutojne-per-dialogun-kosove-serbi

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, të martën ka njoftuar se është takuar me nënsekretarin e Shtetit në Varshavë, Marek Prawda, për të diskutuar mbi dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera.

Në një postim në platformën X, Lajçak ka theksuar se gjatë takimit e ka njoftuar zyrtarin polak për zhvillimet e fundit në dialog.

“Pata një takim të shkëlqyeshëm me nënsekretarin e shtetit në Poloni, Marek Prawda në Varshavë. Ofrova një pasqyrë të zhvillimeve të fundit në rajon dhe një përditësim mbi situatën në dialog”, ka shkruar Lajçak.

Po ashtu, ai ka thënë se i është mirënjohës Polonisë për mbështetjen e ofruar ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Kujtojmë se është paralajmëruar që në javën e ardhshme të ketë takim në Bruksel mes kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimit dhe atij të Serbisë, Petar Petkoviq, ku do të trajtohet çështja e dinarit serb.

Related posts

Meksika dërgon qentë e saj të famshëm të kërkimit-shpëtimit në Turqi

rezart morina

Analiza e REL: Me Donald Trumpin në horizont, e ardhmja e luftës në Ukrainë mjegullohet! Qëndrimi ish-presidentit amerikan ndaj Rusisë

admin

Besimtarët ishin në mesin e lutjeve, disa persona të armatosur qëllojnë me armë brenda një xhamie në Afganistan. Ja sa është numri i viktimave

admin