RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Lajçak paralajmëron ritëm më të shpejtë të dialogut Kosovë – Serbi

lajcak-paralajmeron-ritem-me-te-shpejte-te-dialogut-kosove-–-serbi

Ditë më parë janë takuar dy emirarët i dërguari i BE-së, Miroslav Lajçak dhe emisari i ShBA-ve, Gabriel Escobar.

E Lajçak ka dhënë detaje nga ky takim.

Lajçak ka thënë se ky takim ishte për t’u koordinuar për sfidat që i presin, teksa përmendi situatën në veri si prioritet, njofton Klankosova.tv.

Tutje, emisari evropian paralajmëroi për takime me kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin, si dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

“Ndërsa ritmi në Bruksel u ngadalësua gjatë verës, sfidat në Ballkanin Perëndimor nuk u zhdukën. Një fushë e veçantë që ka mbetur lart në agjendën time është situata në veri të Kosovës”, shkroi Lajçak.

“Për t’u përgatitur për muajt e ardhshëm dhe për të forcuar më tej përpjekjet tona të përbashkëta, ftova Zëvendës Ndihmës Sekretarin Escobar në Bruksel për diskutime të thelluara dhe takime koordinuese”.

“Së bashku me ekipet tona diskutuam në detaje çështjet e dialogut, ndamë vlerësime të situatës aktuale, zhvillimet e muajve të fundit dhe pritshmëritë për periudhën e ardhshme. Dhe ne gjithashtu u siguruam që të harmonizonim hapat dhe prioritetet e nevojshme të ardhshme”, shtoi ai.

“Përpara rikthimit në shtëpi në javën e ardhshme në Bruksel, do të udhëtoj për në Alpbach, Bled dhe Beograd, ku do të takohem me kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiç, por edhe me një numër partnerësh, miqsh dhe ekspertësh për Ballkanin Perëndimor dhe të zhvillimeve globale politike”.

Related posts

Këtu është një përmbledhje e zhvillimeve më të fundit në Pa’lestinë

admin

Kërcënimet e liderit suprem të Iranit, Netanyahu: Izraeli në gjendje të lartë gatishmërie

admin

Ushtria izraelite tërhiqet nga disa zona të pjesës veriore të Gazës

admin