Emisari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka takuar këshilltarin për politikën e jashtme dhe sigurisë të kancelarit gjerman, Jens Pletner.
Përmes një postimi në platformën “X’, Lajçak ka bërë të ditur se bashkë me Pletner kanë diskutuar për situatën në Ballkanin Perëndimor dhe mënyrën se si të zhbllokohet zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit.
Ai është shprehur mirënjohës për angazhimin e Gjermanisë në procesin e normalizimit.
Në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së , me Jens Pletner, këshilltar për politikën e jashtme dhe sigurinë të kancelarit gjerman, diskutuam situatën në Ballkanin Perëndimor dhe mënyrën se si të zhbllokojmë zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit. Jam mirënjohës për angazhimin e fortë të Gjermanisë për procesin e normalizimit”, ka shkruar Lajçak.
In the margins of #UNGA, Jens Plötner, Foreign Policy and Security Advisor to 🇩🇪 Chancellor and I spoke about the situation in the Western Balkans and how to unblock the implementation of the Ohrid Agreement. Grateful for strong 🇩🇪 commitment to the normalisation process. pic.twitter.com/hKxdfmgzZK
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak)September 24, 2024
The post Lajçak pas takimit me këshilltarin e Scholzit: Dikutuam për zhbllokimin e zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit first appeared on Radio Televizioni Iliria.