RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Hungaria do të mbështesë vendimin e Turqisë lidhur me anëtarësimin e Suedisë në NATO

hungaria-do-te-mbeshtese-vendimin-e-turqise-lidhur-me-anetaresimin-e-suedise-ne-nato

Ministri i Jashtëm dhe i Tregtisë së Hungarisë, Peter Szijjarto njoftoi se do të mbështesin vendimet e Turqisë për çështjen e anëtarësimit të Suedisë në NATO, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të “EuroWeekly News”, në një postim nga llogaria e tij në Facebook, Szijjarto tha se Hungaria është në komunikim me Turqinë.

Szijjarto tha se ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan në ditët e ardhshme do të kontaktojë me Suedinë për çështjen e anëtarësimit në NATO dhe se me homologun Fidan janë këshilluar lidhur me këtë çështje.

Duke vënë theksin se janë vazhdimisht në kontakt me Ankaranë, Szijjarto nënvizoi se Hungaria nuk do të jetë pengesë për anëtarësimin në NATO për asnjë vend, nëse Turqia ndryshon qëndrimin lidhur me anëtarësimin e Suedisë në Aleancë.

Pas fillimit të luftës Rusi-Ukrainë, Finlanda dhe fqinji i saj Suedia aplikuan për anëtarësim në NATO më 18 maj 2022 duke i dhënë fund politikës së tyre prej dekadash të neutralitetit ushtarak.

Më 4 prill Finlanda u bë anëtarja e 31-të e NATO-s ndërsa për anëtarësimin e Suedisë nuk është dhënë ende miratimi nga Turqia dhe Hungaria.

Related posts

30 ditë paraburgim tre serbëve të dyshuar për krime lufte

rezart morina

Pas sulmeve të Iranit, kërcënon Putini: Nëse SHBA mbështet Izraelin, ne nuk do të rrimë duarkryq

admin

Treni shtyp një grua në Prishtinë, dërgohet në gjendje të rëndë në QKUK

admin