RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Lajçak thotë se me Vuçiqin bën një bilanc mbi situatën aktuale në dialog

lajcak-thote-se-me-vuciqin-ben-nje-bilanc-mbi-situaten-aktuale-ne-dialog

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak këtë të hënë e ka vizituar Beogradin, ku ka zhvilluar një takim me presidentin e këtij vendi, Aleksandër Vuçiq.

Pas takimit, Lajçak tha se me Vuçiqin kanë folur lidhur me normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë dhe kanë bërë një bilanc mbi situatën aktuale në dialog.

“Në diskutimin tonë, u fokusuam në perspektivën strategjike për vitin 2024, bëmë një bilanc mbi situatën aktuale në dialog dhe folëm për hapat e ardhshëm në normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën”, ka shkruar ai.

Takimi i fundit midis Kosovës dhe Serbisë për normalizim të marrëdhënieve u zhvillua më 14 shtator të vitit të kaluar.

Related posts

Pa’lestinezët gërmojnë puse në mes të mungesës alarmante të ujit nga su’lmet iz’raelite në Ga’za

Muhamet Ramadani

Kuvajt, Gjykata Kushtetuese anulon zgjedhjet parlamentare

admin

NATO planifikon të forcojë mbrojtjen në krahun lindor me teknologji robotike

admin