RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Lajçak viziton Kosovën

lajcak-viziton-kosoven

I dërguari i posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak sot do të jetë në Kosovë.
Ai pritet që të zhvilojë një takim me zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi.

Theksojmë se gjatë ditës së djeshme Lajçaku ka qëndruar në Beograd, ku është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me të cilin përveç tjerash ka diskutuar edhe për hapat e ardhshëm në normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

Vuçiq tha se e ka pasur një “takim konstruktiv dhe shumë të dobishëm” me Lajçakun.

“E theksova domosdoshmërinë për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, për mbajtjen e zgjedhjeve lokale në veri të Kosovës urgjentisht, dhe kërkova mbështetje nga Bashkimi Evropian për ndalimin e provokimeve të mëtejshme që vijnë nga Prishtina”, shkroi Vuçiq në profilin e tij në Instagram, pas takimit me Lajçakun

Sipas zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, përfaqësuesi special i BE-së për dialogun, po i kryen këto vizita në Beograd dhe Prishtinë, në përpjekje për të çuar përpara dialogun.

Related posts

UP-ja hap konkursin për pranimin e studentëve për vitin akademik 2026/2027

RTI

Ushtarët italianë të KFOR-it zhvillojnë trajnim me municion të vërtetë pranë Prishtinës

RTI

Ministri i Jashtëm iranian vizitë në Oman për të diskutuar çështjet dypalëshe dhe rajonale

RTI