RTV AHIRETI
Lajme

Lajçakut edhe zyrtarisht i zgjatet mandati si emisar i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi deri në janar të vitit 2025

lajcakut-edhe-zyrtarisht-i-zgjatet-mandati-si-emisar-i-be-se-ne-dialogun-kosove-serbi-deri-ne-janar-te-vitit-2025

Këshilli i Bashkimit Evropian ka vendosur që t’ia zgjasë mandatin emisarit evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak deri më 31 janar të vitit 2025.

Kështu u bë e ditur përmes një njoftimi publik nga Këshilli i Bashkimit Evropian.

“Miroslav Lajçakut, Përfaqësuesit Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi dhe për çështje tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, i është vazhduar mandati deri më 31 janar, 2025”, thuhet në vendim.

Lajçak ishte emëruar si përfaqësues special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi gjatë vitit 2020.

Ndryshe, takimet e mbajtura së fundi në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, qoftë në nivelin e lartë apo në atë të kryenegociatorëve kanë përfunduar pa ndonjë rezultat./Telegrafi/

The post Lajçakut edhe zyrtarisht i zgjatet mandati si emisar i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi deri në janar të vitit 2025 first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Turqia dënon ashpër provokimet në Suedi të cilat vendosën në objektiv presidentin Erdoğan

admin

Anadolu Agency siguron pamjet e operacionit në të cilin dyshohet se u vra kreu i DEASH-it

admin

Opozita lëshon sallën, shkak raporti i DASH e marrëveshjet ndërkombëtare

admin6