RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Lajçakut i vazhdohet zyrtarisht mandati si emisar i dialogut deri në janar

lajcakut-i-vazhdohet-zyrtarisht-mandati-si-emisar-i-dialogut-deri-ne-janar

Përfaqësuesi i veçantë për dialogun mes Kosovës e Serbisë, Miroslav Lajçak do të vazhdojë të ushtrojë këtë post deri në fillim të vitit që vjen.

Kjo pasi që ambasadorët e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian janë pajtuar që Lajçkut t’i vazhdohet mandati deri në fund të janarit të vitit 2025.

Konfirmimi për vazhdimin e mandatit të tij në menaxhimin e procesit të normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë vjen disa muaj pasi që Lajçak ishte emëruar për ambasador të Bashkimit Evropian në Zvicër – post ky që ai duhej ta merrte që nga muaji shtator.

Shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell ka bërë kërkesë për vazhdimin e mandatit të tij, ndërsa qëllimi i këtij vendimi është që të sigurohet që mos të krijohet vakuumi në këtë post, deri sa të emërohet pasardhësi i Lajçakut.

E për pasardhësin e Lajçakut duhet të vendosë pasardhësja e Borellit.

Kaja Kallas e nominuara për shefe të diplomacisë evropiane duhet së pari të merr përsipër postin e ri, në fund të vjeshtës, e më pas të merret me emrat potencial për emisarin e ri në dialog.

Ndonëse akoma asgjë nuk është e sigurtë, janë dy emra që momentalisht përmenden si kandidatë potencial për postin e Lajçakut: danezi Peter Sorensen, ish-ambasador i BE-së në Bosnjë e Hercegovinë si dhe Pekka Haavisto ish-ministër i jashtëm i Finlandës.

Përderisa nuk përjshtohet mundësia që BE të këtë ndryshime në qasje ndaj dialogut, diplomatët e Bashkimit Evropian tërheqin vërejtjen se mbesin detyrimet e vjetra të palëve.

Kjo para se gjithash ka të bëjë me vazhdimin e insistimit se si Prishtina ashtu edhe Beogradi duhet të zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut./rtk

Related posts

Suspendohet drejtori rajonal i Policisë në veri të Mitrovicës

admin

Liderët e Egjiptit dhe Etiopisë diskutojnë krizën e Sudanit dhe mosmarrëveshjen e digës së Nilit

rezart morina

Frontex: Numri i emigrantëve ilegalë në BE është rritur ndjeshëm

admin